Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Europian, Havier Solana, njoftohet se ka mbërritur në Prishtinë ku po takohet me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë e politikanë vendorë. Më herët gjatë ditës zoti Solana vizitoi Shkupin.
"Miratimi i ligjit të vetëqeverisjes lokale është një hap përpara për përmirësimin e situatës në Maqedoni. Shpresojmë se ligjet e tjera të parashikuara në Marrëveshjen e Ohrit do të implementohen shpejt" –vlerësoi shefi i diplomacisë europiane.
Havier Solana tha se gjatë bisedimeve me krerët më të lartë politikë të Maqedonisë, është folur për kthimin e njësive të policisë në zonat e krizës dhe mundësinë e zgjerimit të amnestisë për ish-guerrilasit shqiptarë.
Zoti Solana bëri thirrje gjithashtu për shmangien e çdo lloj provokimi që mund të dëmtojë procesin e stabilizimit të vendit, gjatë zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
XS
SM
MD
LG