Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i diplomacisë europiane, Havier Solana, gjatë qëndrimit të sotëm në Prishtinë, kërkoi nga liderët politikë të Kosovës që të shpejtojnë procesin e ndërtimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet.
Më herët gjatë ditës zoti Solana vizitoi Shkupin.
"Miratimi i ligjit të vetëqeverisjes lokale është një hap përpara për përmirësimin e situatës në Maqedoni." –vlerësoi shefi për politikë të jashtmë të Bashkimit Europian. Zoti Solana bëri thirrje gjithashtu për shmangien e çdo lloj provokimi që mund të dëmtojë procesin e stabilizimit të vendit, gjatë zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
XS
SM
MD
LG