Ndërlidhjet

PRISHTINË


Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, po vazhdojnë të punojnë me partitë politike të Kuvendit të Kosovës, për formimin e qeverisë. Në deklaratën e përbashkët, të lëshuar pas përfundimit të një takimi të mbajtur në Prishtinë, diplomatët thonë se roli i tyre në procesin e negocijatave është që ta lehtësojnë por jo edhe arbitrojnë atë.
“Ne u përkujtojmë të gjithë atyre që janë të përfshirë në proces, se Kosova ka nevojë për një qeveri që funksionon, në mënyrë që me efikasitet të krijohen institucionet e vetëqeverisjes që kërkohen me Rezolutën 1244” – informon zyra amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG