Ndërlidhjet

ATHINË


Kryeministri grek, Kostas Simitis, dhe homologu i tij shqiptar, Ilir Meta, thanë pas një takimi në Athinë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rrugë përmirësimi. Lidhur me kapitullin e trajtimit që i bëhet minoritetit grek në Shqipëri, kryeministri Simitis vuri në dukje përparimet, por bëri thirrje për konkretizim të masave të marra nga shteti shqiptar. Në lidhje me këtë, Ilir Meta konstatoi se ekziston një vullnet i mirë nga qeveria të cilën ai kryeson, në lidhje me çështjen e arsimimit të minoritetit.
XS
SM
MD
LG