Ndërlidhjet

KABUL


Komandanti i forcës së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, gjenerali Tomi Franks, është takuar me ministrin afgan të Mbrojtjes, Mohamed Kasim Fahim, me të cilin ka biseduar rreth asaj që Fahim e quajti “luftë kundër elementëve të fundit të terrorizmit” në Afganistan.
Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, sinjalizoi zgjatjen e pranisë ushtarake amerikane në Afganistan, që siç u shpreh Ramsfelld, “do t’i ndihmojë qeverisë së re afgane në tranzicionin e vështirë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të përhershme”.
XS
SM
MD
LG