Ndërlidhjet

JERUSALEM


Autoriteti palestinez u ka bërë thirrje militantëve që t’i ndërpresin sulmet kundër izraelit, pasi aviacioni izraelit , vetëm disa çaste pas aksionit të mbrëmshëm vetëvrasës me bomba në Jerusalem, goditi me raketa caqe palestineze të sigurisë në Bregun Perëndimor dhe në Brezin e Gazës.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar, Kofi Annan e ka cilësuar situatën si “shumë serioze dhe tragjike” dhe ka thënë se nevojitet aksion i përbashkët ndërkombëtar për t’i bindur të gjitha palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush shfaqi mbrëmë “dëshpërimin e tij” me Yasser Arafat, e tha se lideri palestinez duhet t’i bëjë të gjitha përpjekjet që të eliminojë terrorin nga Lindja e Afërt.
XS
SM
MD
LG