Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit, Mohammad Khatami ka propozuar një samit të Kombeve të Bashkuara lidhur me luftimin e terrorizmit gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan në Teheran.
Kombet e Bashkuara janë organi i vetëm ndërkombëtar i kualifikuar të definojë terrorizmin dhe të hapë rrugën për një fushatë efektive anti-terroriste, ka thënë Khatami.
Zyrtarët e Iranit kanë demantuar të përzihen në punët e Afganistanit e thanë se janë shumë seriozë në parandalimin e hyrjes së anëtarëve të rrjetit terrorist al Kaida në Iran.
Kofi Annan ka thënë se roli i Teheranit në rindërtimin e Afganistanit është esencial.
XS
SM
MD
LG