Ndërlidhjet

RIAD


Shefi i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, James Roche kishte bisedime në Riad me zyrtarë ushtarak të Arabisë Saudite, ndihmës ministrin e Mbrojtjes, Princin bin Silltan dhe shefin e Shtatmadhorisë e komandant i forcave ajrore saudite.
Kjo vizitë vjen në kohën e raporteve të fundit në gazetën “Washington Post” se Riadi ka kërkuar nga Uashingtoni që të reduktojë praninë ushtarake në atë Mbretëri, ku janë stacionuar rreth 5.000 trupa.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe zyrtarët sauditë demantuar fuqimisht ato raporte, duke thënë se Arabia Saudite nuk ka bërë ndonjë kërkesë të tillë.
XS
SM
MD
LG