Ndërlidhjet

JERUZALEM


Për herë të parë në historinë e konfliktit izraelito-palestinez, atentatin e sotëm vetëvrasës në të cilin gjeti vdekjen një civil izraelit dhe u plagosën 100 të tjerë, duket ta ketë kryer një grua. Ngjarja ndodhi në Jeruzalemin perëndimor, i cili ka qenë arenë incidentesh të përgjakshme ditëve të fundit duke filluar që nga e premtja, kur në një tjetër atentat vetëvrasës u plagosën 25 izraelitë e duke vazhduar të shtunën, kur një palestinez i armatosur qëlloi për vdekje dy gra izraelite.
XS
SM
MD
LG