Ndërlidhjet

TASHKENT


Banorët e Uzbekistanit, votuan sot një referendum që synon zgjatjen e mandatit të presidentit nga pesë në shtatë vjet si dhe vendosjen e sistemit dy dhomësh të parlamentit.
Presidenti Islam Karimov, tha se aprovimi i referendumit do të forconte demokracinë në vend, por grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e kanë quajtur referendumin një komplot të presidentit autokrat për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Sipas Komisionit Qendror të votimeve, rezultatet paraprake do të shpallen nesër.
XS
SM
MD
LG