Ndërlidhjet

UASHINGTON


Duke u premtuar dyshtetësinë afgano-amerikanëve, udhëheqësi i përkohshëm i Afganistanit, Hamid Karzai, ftoi anëtarët e këtij komuniteti, gjatë një fjalimi në Universitetin Xhorxhtaun, të rikthehen në Afganistan për të ndihmuar në rimëkëmbjen e vendit. Karzai u zotua gjithashtu se do të çrrënjosë banditizmin, korrupsionin dhe do të ndërtojë shtetin ligjor.
Hamid Karzai planifikohet të takojë sot në Shtëpinë e Bardhë, presidentin George Bush.
XS
SM
MD
LG