Ndërlidhjet

NJU JORK


“Wall Street Journal”, informon se përgjegjësinë për rrëmbimin javën e kaluar në Pakistan të reporterit Daniel Përll, e ka marrë një grup i quajtur “Lëvizja Kombëtare për Rikthimin e Sovranitetit Pakistanit”.
Siç njofton kjo gazetë amerikane, në redaksi ka mbërritur një postë elektronike ku thuhet se Përll mbahet në kondita jonjerëzore dhe ku kushtëzohet trajtimi i mëtejshëm i tij me trajtimin më të mirë të të burgosurve talibanë dhe atyre të Al-Kaidës në bazën Guantanamo të Kubës.
XS
SM
MD
LG