Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kryeministri i federatës kroate të Bosnjes, Alia Behmen, ka deklaruar për shtypin vendor se autoritetet kanë nisur punën për të hetuar aktivitetin e disa organizata bamirëse islamike apo bankave dhe lidhjet eventuale të tyre me terroristët. Një zyrtar boshnjak tha për gazetën Boston Globe, se në vend ka një problem mjaft serioz me sauditët, të cilët, siç u shpreh zyrtari boshnjak, “shpërndajnë sasi të mëdha parash për rindërtimin e Bosnjes dhe proklamojnë një version të Islamizmit që është i huaj për boshnjakët myslimanë”.
XS
SM
MD
LG