Ndërlidhjet

BERLIN


Temë kyçe e takimit të së enjtes mes kancelarit gjerman, Gerhar Shrëder dhe presidentit amerikan, George Bush, do të jetë pozicioni i Gjermanisë në forcën ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan dhe mundësia që ajo të marrë rol drejtues pas tre muajve, kur përfundon mandati kryesues i britanikëve – kanë thënë zyrtarë gjermanë.
Zëdhënësi i kancelarit Shrëder, Karsten Haje, ka thënë se Gjermania mund të marrë rol drejtues nëse pakëson praninë e saj ushtarake në Maqedoni. Por ai ka shtuar se kjo çështje do të bëhet e qartë vetëm pas takimit Shrëder-Bush.
XS
SM
MD
LG