Ndërlidhjet

TIRANË


Partia Demokratike e Shqipërisë paralajmëroi sot se do të marrë vendet e saj në parlament, ndërsa kreu Sali Berisha tha se me këtë rrugë opozita do të përpiqej të rrëzonte qeverinë e kryeministrit Ilir Meta dhe të afronte zgjedhjet e parakohshme. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, zoti Berisha tha se kthimi i opozitës në parlament nuk duhet parë si një mjet për legjitimimin e zgjedhjeve të 24 qershorit, të cilat opozita nuk i ka pranuar.
XS
SM
MD
LG