Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Europian po përgatitet të zgjerojë ndërmjetësimin dhe të luajë rol lehtësues në bisedimet mes Serbisë dhe Malit të Zi, në përpjekje për të modifikuar federatën jugosllave në një trajtë që do të ishte e pranueshme për këdo – ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i politikës europiane, Havier Solana. Zoti Solana tha se ministrat e jashtëm të BE-së, vendosën sot që zyrtarë nga Serbia dhe Mali i Zi të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të trajtuar çështje ekonomike si dhe më vonë gjatë shkurtit për të diskutuar probleme të natyrës politike.
XS
SM
MD
LG