Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

LAGOS


Zyrtarët e Nigerisë njoftojnë se të paktën 600 njerëz kanë humbur jetën nga zjarri dhe shpërthimet e fuqishme në një depo municioni të armatës në Lagos, qytet më i madh i vendit.
Raportohet se shumica e viktimave janë gra e fëmijë të mbytur në një kanal duke vrapuar në panik bashkë me mijëra banorë të lagjeve të goditura.
Zjarri kishte filluar të shtunën në tregjet rrugore dhe ishte zgjeruar në objektet e afërta ushtarake, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme bombash, granatash dhe municioni.
XS
SM
MD
LG