Ndërlidhjet

UASHINGTON


Lideri i Afganistanit, Hamid Karzai, vazhdon vizitën në Uashington me takimet që do të ketë gjatë ditës me anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pas bisedimeve që kishte dje me presidentin George Bush.
Presidenti kumtoi fonde plotësuese për rindërtimin e Afganistanit, por nuk ka përkapur interesimin e Hamid Karzait që t’i ketë forcat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan si pjesë e forcës paqëruajtëse shumëkombëshe.
Duke përjashtuar këte rol, George Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara do te mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe do të jenë të gatshëm të ndihmojnë nëse “ato trupa gjenden në vështirësi”.
XS
SM
MD
LG