Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani shfaqi pakënaqësinë që India ka refuzuar ofertën e tij për bisedime paqësore, por i ofroi sërish bisedime Nju Delhit për tërheqje të pëbashkët, në etapa, të trupave përgjatë kufirit që do të pasohej me dialogun për zgjidhjen e kontesteve rreth Kashmirit.
Kryeministri i Indisë, Vajpayee tha dje se nuk ka shansa për bisedime paqësore, derisa Pakistani vazhdon të mbajë një pjesë të Kashmirit, të pretenduar nga India, po ka shtuar se përpjekjet diplomatike po përparojnë dhe nuk do të ketë luftë midis dy vendeve fqinje.
XS
SM
MD
LG