Ndërlidhjet

SHKUP


Maqedonia është gjendur sot nën presion të sërishëm ndërkombëtar që formalisht të miratojë ligjin për amnestinë e ish kryengritësve shqiptarë, në linjë me Marrëveshjen e paqës.
Mark Laity, këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se “është e rrezikshme të mos ketë një ligj për amnestinë dhe se ai ligj do të ishte faktori më i madh për stabilitetin”.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian në Shkup ka thënë gjithashtu se blloku 15 anëtarësh pret që presidenti Boris Trajkovski t’u bëjë thirrje liderëve të partive kyresore politike që të miratojnë ate ligj.
Ndërkaq, kryeministri Lupço Georgievski ka marrë edhe postin e udhëheqsit të Qendrës së Krizës, duke zëvenësuar Dosta Dimovskën që dha dorëheqje më parë.
XS
SM
MD
LG