Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuar, George Bush, në fjalimin vjetor presidencial ka thënë se lufta kundër terrorizmit vetëm sapo ka filluar. George Bush ka thënë se Irani, Korea Veriore dhe Iraku bëjnë “boshtin e dreqit”, dhe ka tërhequr vërejtjen se mbështetja e terrorizmit nga ana e tyre dhe vazhdimi i programeve për armatim paraqesin rrezik dhe nuk do të tolerohen.
George Bush ka thënë gjithashtu se Filipinet, Bosnja dhe Somalia janë në mesin e vendeve të “nëntokës terroriste” dhe kanë kampe trajnimi terroristësh.
Vendeve do t’u jepet shansi të çrrënjosin vetë terrorizmin dhe Shtetet e Bashkuara janë të disponuara t’u ndihmojnë, por nëse nëse ato nuk veprojnë, ”do të veprojë Amerika”, ka theksuar George Bush.
XS
SM
MD
LG