Ndërlidhjet

TIRANË


Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë pritet të vazhdojë sot takimin që kishte filluar mbrëmë që të zgjedhë kryeministrin e ri të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Ilir Metës.
Burime partiake citohen të kenë thënë se në mbledhjen e mbrëmshme mbështetësit e Ilir Metës dhe Fatos Nanos kanë shkëmbyer akuza të rënda dhe nuk ka qenë e mundur të diskutohet solucioni konkret për tejkalimin e krizës.
Ata kanë theksuar se duhet gjetur solucion stabil, sepse zgjatja e krizës brenda partisë në pushtet, e gërshetuar me jostabilitetin e qeverisë, kërcënon të minojë, siç kanë vlerësuar, “stabilitetin e vendit”.
XS
SM
MD
LG