Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos përdorin në diplomacinë ndërkombëtare metodat e, siç i ka quajtur ai, “krahut të fortë dhe marrëdhënieve të bazuara në dominimin e një qendre force”. Vladimir Putin i bëri këto komente lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit amerikan, i cili i përshkroi Irakun, Iranin dhe Korenë e Veriut, “boshtin e së keqes”. Gjithashtu cilësimet e presidentit Bush i kanë kritikuar Pekini dhe Teherani, ndërkohë që lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamnei e ka quajtur presidentin Bush “gjakpirës”.
XS
SM
MD
LG