Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjykatës ndërkombëtare kanë urdhëruar zgjatjen e masës së arrestit për 30 ditë të tjera si dhe nisjen e hetimeve rreth aktivitetit të tre shqiptarëve të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë, ka njoftuar Sunil Narula, zëdhënës i misionit të UNMIKut.
Latif Gashi, Naim Kadriu dhe Nazif Mehmeti u ndaluan të hënën nga policia e UNMIKut në bashkëpunim me KFORin.
Disa mijëra kosovarë kërkuan dje dhe sot në Prishtinë lirimin e tre anëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dhënien fund diskriminimit të TMKsë, por zëvendës-administratori i Kosovës, Carls Brajshou, tha sot se arrestimi i personave në asnjë mënyrë nuk reflektohet mbi Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
XS
SM
MD
LG