Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka përjashtuar mundësinë e nisjes së negocijatave për lirimin e gazetarit amerikan Daniel Përll, të rrëmbyer nga një grupim militant pakistanez. Pauell tha se po bëjnë gjithçka për lirimin e Përll, por ai u shpreh se kërkesat e rëmbyesve nuk janë të atilla që mund të plotësohen nga Shtetet e Bashkuara. Rrëmbyesit kërkojnë trajtim më të mirë të të dyshuarve për terror që mbahen në bazën Guantanamo të Kubës si dhe kthimin e gjithë të burgosurve pakistanezë.
XS
SM
MD
LG