Ndërlidhjet

ZAMBOANGA


Forca amerikane dhe filipinase kanë nisur stërvitjet e përbashkëta për luftë kundër ekstremizmit mysliman në jug të Filipineve, çka Uashingtoni e ka quajtur pjesë të zgjerimit të betejës anti-terror. Stërvitja që nisi zyrtarisht sot, pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj dhe në të do të përfshihen 650 trupa amerikane. Në jug të Filipineve vepron organizata Abu Sajaf, për të cilën Uashingtoni thotë se ka lidhje me Osama bin Ladenin.
XS
SM
MD
LG