Kancelari gjerman, Gerhar Shrëder ka deklaruar gjatë bisedimeve me presidentin amerikan George Bush se Gjermania është e gatshme të luajë rol aktiv në forcën paqeruajtëse në Afganistan, por nuk ka përmendur mundësinë e marrjes së komandës, pas përfundimit të mandatit britanik. Më herët gjatë javës, një zëdhënës i kancelarit Shrëder, pati sugjeruar se Gjermania mund të diskutojë marrjen e lidershipit në Afganistan, nëse liroret nga roli drejtues në misionin në Maqedoni.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1