Ndërlidhjet

MYNIH / NJU JORK


Masa të larta sigurie po i paraprijnë fillimit të punimeve të Konferencës së Sigurisë të Aleancës Veri Atlantike në Mynih të Gjermanisë, që pritet të fokusohet në luftën kundër terrorizmit, çështjet e sigurisë në Azinë Qendrore dhe forcimin e NATOs.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, lordi George Robertson, tha dje se mbështetja që Aleanca i ka ofruar Shteteve të Bashkuara, nuk do të zgjerohet patjetër edhe kundër shteteve që presidenti George Bush i ka quajtur “boshti i së keqes”. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Robertson deklaroi se vendimi i NATO-s për t’iu referuar klauzolës për mbrojtje reciproke, ishte i lidhur me një rast krejt specifik, atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG