Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i jashtëm i Pakistanit, Abdul Satar, njoftoi sot se disa numra telefoni, të regjistruar në telefonin e lëvizshëm të njërit prej të dyshuarve për rrëmbimin e gazetarit amerikan Daniel Përll, u përkasin tre figurave të rëndësishme të qeverisë së Indisë. Pas një takimi në Berlin me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher, Satar tha se i arrestuari Ali Shah, i cili është ndaluar për t’u pyetur lidhur me rastin Përll, duket të ketë kontaktuar me tre personalitete të larta indiane. Qeveria e Indisë i ka mohuar këto pohime duke i quajtur qesharake.
XS
SM
MD
LG