Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Tribunali i Hagës për krime lufte, ka vendosur se ish-Presidenti Jugosllav, Sllobodan Millosheviq do të gjykohet në një gjykim të vetëm, për akuzat e ngritura kundër tij, për krime lufte në Kosovë, Bosnjë dhe në Kroaci.
Zëdhënësi, Krisitian Kartier ka bërë të ditur sot se gjykimi i Millosheviqit do të fillojë më 12 Shkurt.
Agjencia Associated Press informon se lidhur me akuzën për krime në Kosovë, Sllodoban Millosheviq akuzohet për vrasjen e afro 900 shqiptarëve të Kosovës, për dëbimin e rreth 800 mijë personave dhe për keqtrajtime seksuale nga trupat e armatës jugosllave, që gjendeshin nën komandën e tij.
XS
SM
MD
LG