Ndërlidhjet

MYNIH/NJU JORK


Masa të larta sigurie po i paraprijnë fillimit të punimeve të Konferencës së Sigurisë të Aleancës Veri-Atlantike në Mynih të Gjermanisë, që pritet të fokusohet në luftën kundër terrorizmit, çështjet e sigurisë në Azinë Qëndrore dhe forcimin e NATOs.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Lordi George Robertson, tha dje se mbështetja që Aleanca i ka ofruar Shteteve të Bashkuara, nuk do të zgjerohet patjetër edhe kundër shteteve që presidenti George Bush i ka quajtur “boshti i së keqes”. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Robertson deklaroi se vendimi i NATO-s për t’iu referuar klauzolës për mbrojtje reciproke, ishte i lidhur me një rast krejt specifik, atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG