Ndërlidhjet

MOORE:"MORATORIUMI PER STATUSIN E KOSOVES NUK ESHTE ZGJIDHJE..."


PATRICK MOORE, analist i RFE/RL

EVROPA E LIRE
* Kryeministri i Spanjes, Hoze Maria Aznar, ka kerkuar rolin prijes te Evropes ne misionin ushtarak ne Maqedoni. A mund ta realizoi Evropa kete mission?

PATRICK MOORE
Vendet evropian kane shpeshhere konflikt interesash kombetare, ka kufizime ne gatishmerine e disa vendeve per te pranuar udhehqjen apo keshillat e vendeve te tjera, te gjitha vendet duket te kerkojne nje te drejte vetoje ndaj te gjitha operacioneve dhe kjo nuk mundeson nje menagjim efektiv. E kemi pare shume here kete ne menagjimin e luftes ne Kosove. Mbeshetur ne kujtimet e gjeneralit Wesli Klark kjo lufte organizohej nga nje komitet, i cili ngadalsonte gjerat shume. Kesaj rradhe ne zhvillimin e fushates kunder terrorizmit ne Afganistan, presidenti Bush u dha me shume perparesi veprimeve te menjehershme te kryera vete ose vetem me nje partner, se sa ketij komiteti te perbashket per menagjimin e luftes. Per kete arsye kam frike se nese ceshtjet do te keqesoheshin shume, kjo force evropiane, edhe nese do te kishte nje politike te perbashket dhe buxhet te mjaftueshem, nuk do te ishte efektive. Tash per tash NATO me pranine amerikane eshte absolutisht e nevojshme per ndonje situate serioze.

EVROPA E LIRE
*Disa ne Ballkan jane te shqetesuar nga mundesia qe vemendja e botes te perqendrohet ne Azine Qendrore. A ka rrezik qe Ballkani te harrohet?

PATRICK MOORE
Absolutisht jo. Komunitetit nderkombetar, ne kete rast kam parasysh amerikanet dhe aleatet e tyre te NATO-s, jane te afte te perqendrojne vemendjen ne shume fusha njekohesishT. Ajo qe mund te verejm eshte se ende do te kemi nje prani te qart amerikane ne planin politik dhe ushtarak…. Dhe kur zoti Koshtunica kercenon zotin Rugova se duhet te bisedojne, sepse te huajt do te largohen, ai i ben qejfin vetit. Te huajt nuk do te lene situaten ne Kosove apo diku tjeter ne duart e Beogradit sic kishin bere me pare.

EVROPA E LIRE
*Ka zera qe kerkojne moratorium rreth statusit te ardhshem te Kosoves? A mendoni se kjo eshte nje zgjidhje e mire per Kosoven?

PATRICK MOORE
E di se disa nga zerat qe po e kerkojne kete jane njerezit afer Koshtunices, veqanerisht Coviqi. Personalisht mendoj se profesori gjerman nga Lajpcigu, Stefen Twipst, kishte shume te drejte kur tha se cdo shtyerje e metejme e zgjidhjes se statusit te Kosoves do te jete ftese per katastrofe. Fakti qe atje kemi keto probleme – pasigurine, krimin, rrezikun e kontrabandes dhe probleme te tjera, qe jane burimet kryesore te pasigurise ne Ballkan, dhe per te cilat zoti Koshtunica flet me kenaqesi, jane pasoje e statusit te paqarte. Dhe dr. Twips ka argumentuar vazhdimisht se duhet te kete nje qartesim te statusit.
Statusi me logjik do te ishte pavarresia, sepse kjo eshte ajo qe del nga parimi i vetevendosjes dhe qendrimit te shumices. Mjerisht problem eshte fakti qe udheheqesit kosovare nuk kane treguar pjekuri te nevojshme politike per t’i deshmuar komunitetit nderkombetar se Kosova mund t’i drejtoje punet e veta me efektivitet dhe ne forme serioze. Perderisa te mos behet kjo nuk do te kete asnje zgjidhje per statusin dhe mbase do te kete njefare moratoriumi qe nuk mendoj se do t’i sjelle ndonje perfitim kujdocofte, pos qarqeve te caktuara ne Beograd.
XS
SM
MD
LG