Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MUNIH


Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz ka thënë në Konferencën e Munihut për politikën e sigurisë se përfshirja e vendeve të tjera në aleancën e NATO-s do të ndihmonte për ndërtimin e themeleve solide për paqë dhe siguri në Evropë.
Ai tha se rundi i parë i zgjerimit nxiti stabilitetin në Evropë dhe se të gjitha vendet evropiane, përfshirë edhe Rusinë, kanë përfituar nga zgjerimi.
Wolfowitz tha gjithashtu se pozicioni Amerikan është që anëtarësimi në NATO duhet të jetë i hapur për të gjitha demokracitë, të cilat janë të gatshme që të ndajnë përgjegjësitë.
XS
SM
MD
LG