Ndërlidhjet

UASHINGTON


Mbreti i Jordanit, Abdullahu i Dytë, gjatë qëndrimit në Uashington ka mbështetur qasjen e presidentit George Bush se do të ndajë vendet e botës në të mira dhe të këqia duke u mbështetur nga fakti nëse ato mbështesin luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.
George Bush ka thënë se “të gjitha opsionet” janë të hapura lidhur me atë se si Uashingtoni do të veprojë me tre vendet që ai i pat identifikuar si “boshtin e së keqes” - Iranin, Korenë Veriore dhe Irakun. Presidenti i Shteteve të Bashkuara sërish i ka akuzuar tre vendet se zhvillojnë armë për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG