Ndërlidhjet

MUNIH


Ministri rus i Mbrojtjes ,Sergei Ivanov ka thënë në Munih se Rusia nuk do të mbështesë operacione ndërkombëtare anti-terroriste në Irak, Iran dhe Korenë Veriore dhe nuk pajtohet me përshkrimin e këtyre vendeve nga ana e presidentit George Bush “si një bosht i terrorit”.
Ministri rus ka thënë se “ai nuk ka informata se qeveritë e atyre shteteve mbështesin terrorizmin”,por se Moska ndan brengosjet e Uashingtonit lidhur me proliferimin e mundëshëm të armëve për zhdukje në masë nga këto tre vende dhe të tjerët.
“Mos liferimi është problem dhe kërcënim serioz, por kjo nuk duhet limituar në tre vende” ,ka thënë ministri rus i Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG