Ndërlidhjet

MYNIH


Duke e quajtur Europën, një “shkurtabiq ushtarak”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ka thënë sot se ajo po dështon të përmbushë detyrat e veta në Aleancën Veri-Atlantike. Në konferencën e Mynihut, ku marrin pjesë 400 ekspertë sigurie përfshirë 38 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, Lordi Robertson deklaroi se megjithëqë Europa shpenzon 140 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen, ajo duket pak e aftë të mbajë 50 mijë trupa në Ballkan. Georg Robertson tha gjithashtu se neglizhente po tregohet edhe Kanadaja.
XS
SM
MD
LG