Ndërlidhjet

KABUL


Udhëheqësi i përkohshëm i Afganistanit, Hamid Karzai, ka dërguar një delegacion që do të ndërmjetësojë mes grupeve rivale në qytetin Gardez, në juglindje të Afganistanit. Në një njoftim të zyrës për shtyp në Kabul, thuhet se ekipi do të hetojë dhe qartësojë shkaqet e luftimeve si dhe do të përpiqet të pajtojë palët. 20 luftëtarë dhe mbi 30 civilë humbën jetën nga përleshjet e ditëve të fundit mes mbështetësve të guvernatorit të emëruar nga Karzai, Haxhi Padshah Khan dhe atyre të udhëheqësit fisnor, Haxhi Saifullah.
XS
SM
MD
LG