Ndonëse ka kaluar afati i fundit për ekzekutimin e gazetarit amerikan Daniel Përll të rrëmbyer në Paikstan, autoritetet e Islamabadit dhe botuesit e “Uoll Strit Xhërnëll”, thonë se kanë besim që ai është ende gjallë. Punëdhënësi i Përll, gazeta e njohur amerikane “Uoll Strit Xhërnëll”, e shoqja e tij shtatzanë dhe Këshilli pët Marrëdhëniet amerikano-islamike, kanë apeluar për lirimin e tij. Daniel Përll u zhduk në Karaçi, ndërsa po përgatiste një material mbi ektremizmin islamik.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.