Ndërlidhjet

ANKARA


35 njerëz rezultojnë të vrarë dhe mbi 100 të plagosur nga një tërmet 6 ballësh që tronditi sot Turqinë perëndimore – raportojnë mediat vendore. Autoritetet druajnë se numri mund të jetë shumë më i lartë, ndërsa llogariten që të paktën 17 ndërtesa të jenë shembur menjëherë pas lëkundjeve të para. Shërbimet e emergjencës kanë dërguar një sasi të konsiderueshme tendash dhe batanijesh. Vetëm tre vjet më parë, nga një seri tërmetesh që goditën Turqinë brenda një periudhe katër mujore, humbën jetën 20 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG