Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç, ka biseduar në Nju Jork me kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, për mundësitë e dorëzimit të të akuzuarve për krime lufte kësaj gjykate – njoftojnë mediat beogradase.
Kryeprokurorja Del Ponte, siç thuhet, ka pyetur për mundësitë e dorëzimit apo transferimit para së gjithash të ish-ministrit serb të punëve të Brendshme, Vllajko Stoillkoviç dhe ish-nënkryetarit të qeverisë federale, Nikolla Shahinoviç, të akuzuar për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG