Ndërlidhjet

MYNIH


Duke paralajmëruar vendet europiane për nevojën e aftësimit të sistemit të tyre ushtarak me qëllim që të shmangin unilateralizmin e Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, nxiti gjithashtu Uashingtonin që të ndajë teknologjinë e mbrojtjes me aleatët europianë. Përndryshe,- ka thënë shefi i NATO-s,- Amerika do të jetë e detyruar të veprojë e vetme ose të mos veprojë fare. Në konferencën e Mynihut, ku marrin pjesë 400 ekspertë sigurie përfshirë 38 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, lordi Robertson deklaroi se megjithëqë Europa shpenzon 140 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen, ajo duket pak e aftë të mbajë 50 mijë trupa në Ballkan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG