Ndërlidhjet

NJU JORK


Në një artikull autorial të botuar sot në të përditshmen amerikane “Nju Jork Tajms”, udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, thotë se kupton shqetësimet demografike të Izraelit rreth një kthimi eventual të refugjatëve palestinezë në shtëpitë e tyre por shton gjithashtu se Izraeli duhet të tregohet realist në pranimin e “të drejtave legjitime te palestinezëve”. Po sot, në anekset e Forumit Ekonomik Botëror, ministri i jashtëm izraelit, Shimon Peres, bisedoi me kryeparlamentarin palestinez, Ahmed Korei, rreth siç raportohet, mekanizmave për arritjen e një armëpushimi.
XS
SM
MD
LG