Ndërlidhjet

KABUL


Udhëheqësi i përkohshëm i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kumtuar se ia ka ngarkuar përgjegjësinë për zgjidhjen e grindjeve mes grupeve rivale në qytetin Gardez të Afganistanit, një Këshilli fisnor apo Lloja Xhirgës. Karzai emëroi një komision me nëntë anëtarë të kryesuar nga ministri për Çështjet Kufitare, Amadullah Zadran, i cili do duhet t’i japë fund mosmarrëveshjeve dhe të pajtojë palët. 20 luftëtarë dhe mbi 30 civilë humbën jetën nga përleshjet e ditëve të fundit mes mbështetësve të guvernatorit të emëruar nga Karzai, Haxhi Padshah Khan dhe atyre të udhëheqësit fisnor, Haxhi Saifullah.
XS
SM
MD
LG