Ndërlidhjet

BUENOS AIRES


Qeveria e Argjentinës do të shpalosë më vonë gjatë ditës strategjinë e re ekonomike që synon nxjerrjen e vendit nga kriza. Argjentina i ndjeu sërish të fuqishme të premten ethet e krizës, kur Gjykata e Lartë e vendit shpalli jokushtetuese masën e qeverisë për kufizimin e tërheqjes së parave nga bankat. Presidenti Eduardo Duhalde pati argumentuar se sistemi bankar i Argjentinës mund të shkatërrohej nëse depozituesit do të tërhiqnin në mënyrë të pakontrolluar kursimet e tyre nga bankat.
XS
SM
MD
LG