Ndërlidhjet

ANKARA


Autoritetet e Turqisë njoftuan se tërmeti i fuqishëm që goditi viset perëndimore la të paktën 42 njerëz të vdekur dhe mbi 150 të plagosur duke mbuluar të tjerë në gërmadhat e rreth 100 ndërtesave që u shembën.
Tërmeti prej 6 ballësh të Rihterit goditi në orët e mëngjezit rajonin rreth qytetit Bolvadin, në provincën Afyon-300 kilometra në jug-lindje të Stambollit, ku qeveria ka dërguar ekipe shpëtimtare.
Greqia i ka shfaqur ngushëllime dhe solidaritet Turqisë fqinje për viktimat e këtij tërmeti dhe ka informuar autoritetet e Ankarasë se Athina është e gatëshme të dërgojë menjëherë ndihma humanitare në rajonin e goditur.
XS
SM
MD
LG