Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Këshilltarja për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice ka deklaruar sot se Irani, Iraku dhe Korea Veriore janë kërcënim i qartë dhe prezent për pjesën tjetër të botës dhe ka mbështetur komentet e presidentit George Bush se tre vendet janë një “bosht i së keqes” që kërcënon paqën në botë.
Rice tha se Irani zgjeronë dhe mbështet terrorin, Korea Veriore proliferon armë për zhdukjen në masë kurse Iraku e bën jo-stabile Lindjen e Afërt.
Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld akuzoi Iranin se u ka lejuar disa luftëtarëve talibanë dhe të Al-Kaidës që të arratisen nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG