Ndërlidhjet

ZAMBOANGA/FILIPINE


Armata e Filipineve ka ndërmarrë një ofenzivë kundër kryengritësve separatistë të Abu Sajafit dhe mbështetësve të liderit mysliman, Nur Misuri, të cilët thotë se janë të ndërlidhur me rrjetin terrorist Al-Kaida të Osama Bin Ladenit. Zyrtarët e Filipineve thanë se gjatë sulmit të armatës në strehimoret e tyre në xhunglat e ishullit Jolo janë vrarë 20 kryengritës.
Kryengritësit separatistë, lojalë ndaj Nur Misurit thanë se ata do të hapin zjarr ndaj çdo ushtari amerikan që do të gjendej në territorin e tyre.
Trupat e Shteteve të Bashkuara janë duke bërë stërvitje me forcat filipinase për të ndihmuar në mposhtjen e kryengritësve separatistë.
XS
SM
MD
LG