Ndërlidhjet

KABUL


Me të mbërritur në Kabul, ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov, tha se shpreson që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Afganistanit të zhvillohen pozitivisht në të ardhmen. Ivanov, nënvizoi gjithashtu mbështetjen e Rusisë për udhëheqësin e përkohshëm afgan, Hamid Karzai, me të cilin planifikon të takohet gjatë ditës. Qëndrimi i sotëm i ministrit të jashtëm Ivanov, shënon vizitën e parë të një zyrtari rus të këtij niveli në Afganistan, në dekadën e fundit.
XS
SM
MD
LG