Komandanti i flotës iraniane, admirali Abaz Mohtaj, tha sot se vendi i tij është plotësisht i përgatitur të përballojë çfarëdo sulmi eventual. Komentet e Mohtajit pasojnë prononcimin e Hamid Reza-Asefit, zëdhënës i ministrisë së jashtme, i cili hodhi poshtë akuzat e Uashingtonit për lejim të depërtimit të luftëtarëve të rrjetit Al-Kaida në territorin e Iranit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.