Ndërlidhjet

PRISHTINË


Disa mijëra qytetarë protestuan sërish në Prishtinë për shkak të arrestimit të tre ish- luftëtarëve të UÇK-së, Latif Gashi, Naim Kadriu dhe Nazif Mehmeti nga policia e UNMIKut, nën dyshimin të kenë bërë krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1998-99 dhe kërkuan lirimin e tyre.
Protestuesit kanë marshuar afër selisë së Misionit të OKB-së në Kosovë dhe janë dëgjuar edhe brohoritje “Poshtë UNMIK-u”.
Nga UNMIKU dhe bashkësia ndërkombëtare është kërkuar edhe që të lirohen menjëherë të gjithë të burgosurit shqiptarë të Kosovës nga burgjet e Serbisë, të cilët i kanë quajtur “peng lufte” dhe të ndriçohet fati i personave të zhdukur.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Derek Chapell tha se masa e protestuesve në përgjithësi kishte sjellje korrekte.
XS
SM
MD
LG